Kërcënohet një person në Vushtrri
Një banor i Novolanit të Vushtrrisë është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve në facebook.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati.
Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Novolan, Vushtrri, 25.05.2020 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përmes rrjetit social, nga i dyshuari mashkull kosovar kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.