Dënime të shpeshta nëpër rrugët e Kosovës, vetëm për një ditë gati 1000 gjoba
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, e prej tyre 13 kanë qenë me të lënduar.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, Policia e Kosovës është rikthyer me dënime.
Vetëm brenda 24 orëve njësitet patrulluese policore kanë shqiptuar gati 1 mijë gjoba, më saktësisht 981 gjoba, raporton FaktePlus.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 31 persona të dyshuar, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./FaktePlus