Goditet nga makina e punës, lëndohet rëndë një person nga Mitrovica
Një aksident i rëndë ka ndodhur në komunën e Mitrovicës, saktësisht në fshatin Kovaçicë, ku një person ka marrë lëndime të rënda.
Nga ky aksident që ndodhi dje paradite thuhet se është lënduar një person, i cili tashmë po trajtohet në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një makinë pune që ishte lëvizur nga pakujdesia e të dyshuarit mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton Policia.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante dhe varësisht të gjeturave do të merren masat tjera./FaktePlus