KFOR-i publikon pamje nga patrullimi në veri të Kosovës
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, po vazhdojnë patrullimin dhe monitorimin e rregullt në gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe veriun.
E sot KFOR përmes një publikimi në rrjetin social Twitter, ka treguar me një VIDEO për aktivitetin e ushtarëve, si dhe udhëheqësve operacional të NATO-s të vendosur në qytetin e Mitrovicës.
“Në zonën veriore të Kosovës, ushtarët e Komandës Rajonale të KFOR-it vazhdojnë të kryejnë veprimtari patrullimi dhe monitorimi, ndërsa operacioni udhëheqës i karabinerëve të NATO-s, mbetet vigjilent në veri dhe jug të Mitrovicës”, thuhet mes tjerash në publikimin e KFOR-it.
In the northern area of #Kosovo, #KFOR Regional Command East’s Soldiers continue to perform patrolling and monitoring activities, while the #Carabinieri of the @NATO led operation remain vigilant in Mitrovica north and south pic.twitter.com/if5PxQG8F3
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) May 18, 2020