Mytaher Haskuka shfaqet me syze në intervistë në pikë të hijes
Në këtë kohë, emisionet televizive thuajse një kohë të madhe po ia kushtojnë pandemisë së koronavirusit, e njohur si Covid-19.
Në këto emisione po shfaqen edhe kryetarë të komunave të cilët po tregojnë për menaxhimin e situatës në qytetet që i menaxhojnë.
Në emisionin“1 Kafe me Labin”, që transmetohet në KTV, këtë të diel ishte i ftuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Por, një gjë interesante që vërehet në këtë intervistë, është edhe shfaqja e Haskukës me syze dielli.
Intervista që po realizohet në sheshin “Shadërvan”, shihet Haskuka me moderatorin të ulur nën hijet e pemëve që ndodhen aty.
Porse, kjo nuk e ka penguar Haskukën që të shfaqet me syze dielli.