Kinematografia e përbashkët shqiptare
Shkruan: Ben Apolloni
Ne, vërtetë jemi të ndarë në disa shtete, por është gjuha ajo që na mbanë të bashkuar, të lidhur me njeri-tjetrin dhe gjuha shqipe është mëmedheu ynë që na bashkon gjithmonë. Prandaj, mendoj unë, që televizionet dhe platformat televizive shqiptare, sidomos këto nga Shqipëria dhe Kosova, duhet të bëjnë një marrvëshje të përbashkët dhe të krijojnë edhe filma edhe tv film edhe dokumentare edhe seriale edhe emisione të ndryshme nga shqiptarët dhe për shqiptarët. Buxhet kemi, artistë kemi, shikues kemi. Pse të mos bëhet kjo? Përndryshe, kështu sic kanë vepruar deri tani televizionet tona, sidomos këto publike, pse t’i mbajmë, e të paguajmë kot për to?
Publiku shqiptar ka nevojë dhe dëshirë që t’i shohë dramat e veta, komeditë e veta, tragjeditë e veta, në televizionet e veta.
Dhe jo vetëm televizionet, por edhe Qendrat tona Kinematografike, Ministritë e Kulturës, duhet të përfshihen në një projekt të tillë, në një marrveshje për një KINEMATOGRAFI Të PëRBASHKëT SHQIPTARE.