Labi njofton se Sejdi Smajlit i janë mbledhur 150 mijë euro, i duhet veç edhe leja për fluturim
Këngëtari Labinot Tahiri i cili viteve të fundit ka marrë mijëra iniciativa për t’ua siguruar mjetet financiare personave të sëmurë bashkë me qytetarët e shumtë vullnetarë, sonte ka dhënë lajmin e mirë se janë mblehdur 150.00 euro për Sejdi Smajlnin.
Sejdi Smajli është 25 vjeçar dhe vjen nga komuna e Lipjanit, dhe vuan nga leukemia, shërimi i të cilit duhet të bëhet në Turqi.
Pavarësisht që Tahiri ka njofutar se bashkë me qytetarët i janë siguruar mjetet për shërim atiij i duhet edhe aeroplani për t’u shtruar në spital në Turqi.
Aeroplanin duhet me ia sigurua dhe me shpëtua këtë djalosh.
Mirëmbrema të gjithêve!
Sa them që të ndalem e t’a shikojë jetën time e të familjes, prap del një rast dhe duhet të luftojmë për jetën e tij.
Them me vete ndoshta behemi shkak që jeta e një të riut të shpëtojë nga ne sepse Zoti sheh.
Tani mua më mbetêt të bëjë çmos, që me e krye këtë punë dhe pa dyshim se DO TË KRYHET për ta siguruar udhetimin dhe ajroplanin për këtë djalë të ri.
Të dashur vllezer e motra, paratë iu janë mbledhur , na duhen nenshkrimet e mjekëve dhe me e dergua në spital, në Turqi për shërimin e leukemisë Sejdi Smajlin!
Duhet tê mirremi me lajme të mira, se të këqia sa të duash ka në këtë vend.
Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë