Isa Mustafa paralajmëron Vjosa Osmanin për qëndrimet, do ketë pasoja
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka shpjeguar situatën aktuale brenda partisë që drejton. Ai ka folur edhe për Vjosa Osmani e cila edhe pse nënkryetare e këtrij subjekti politik, nuk po pajtohet për koalicionin me AAK’në e Nismën.
Ai ka theksuar se një qëndrim i tillë agresiv, kundër partisë që e propozoi dhe votoi për Kryetare të Kuvendit, pra kundër partisë së vet, do të ballafaqohet me pasoja, të gjitha konform rregullave dhe statusit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjithashtu, kryetari i LDK ka treguar edhe raportin me kreun e VV, Albin Kurtin.
Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër vetë Mustafës.
Ky qëndrim agresiv i Kurtit, sipas kreut tē LDK, bēn qē kjo parti të ngulë këmbë dhe mos të pranonte t’ia japë Ministrinë e Brendshme.
” Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte Ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerëzit me urdhra politikë, do krijoheshin dosje për kundërshtarēt, linçime nga më tē ndryshmet etj”, tha Mustafa në intervistën e tij për RTK.