Kujdes me vezët e importuara nga Maqedonia e Veriut
Shoqata e Shpendarive të Kosovës, ka alarmuar për rrezikun e konsumimit të vezëve që importohen nga Maqedonia e Veriut.
Kjo shoqatë vlerëson se Maqedonisë së Veriut i ka dështuar eksporti në vendet e BE-së për shkak të sëmundjes së pulave, andaj ka zgjedhur tregun e Kosovës për eksport.
Andaj kjo shoqatë ka apeluar te të gjithë konsumatorët që të kenë kujdes gjatë blerjes së vezëve.
Ndërsa ka alarmuar se në këtë formë përveç shëndetit po rrezikohet edhe tregu i prodhuesve vendës.
Kjo është komunikata pa ndërhyrje:
Dje dhe sot kemi pasur import të vezëve për konsum nga vendi ynë fqinje Maqedonia e Veriut, e cila ka një problem në ato zona, ka sjell vezë me pulat në prodhim përkatësisht me sëmundje dhe sipas informatave që i kemi atyre ju kanë dështuar eksportet në vendet e BE-së për shkak të sëmundjes atëherë dihet që tek ne plasimi është jo shumë me i lehtë por fare i lehtë dhe ato erdhën tek ne.
Të njëjtat janë dal në treg dhe po shiten ndërsa po konsumohen nga bashkëqytetaret tanë kur kemi parasysh që kemi ne Kosova prodhim 100% mbulueshmëri me prodhim vendor të vezëve.
Ne ndihemi te rrezikuar ne shume aspekte;
1. Bartja e sëmundjes se shpezëve tek shpezët tona,
2. Shitja e produktit te infektuar me sëmundje,
3. Dëmtimi i kokurueshmerisë me çmim pasi ato kanë hyre me një çmim banal vet sa për tu shitur e mos te u hedhur atje tek ta.
Kontaktet qe i kemi atje si me Shoqatë dhe Veterinar te Maqedonisë Veriore na i kanë konfirmuar këto pretendime të gjitha të cilat dhe janë të postuar neper qarqet e tyre shtetërore shih attach dokumentin.
Kërkojmë nga ju që të bëni një apel ndaj popullatës të keni kujdes ndaj këtyre vezëve që po qarkullojnë në treg, dhe që AUV s’ka ndërmarr ende as edhe një hap për parandalimin ose verifikimin e tij gjatë kontrolleve në kufij këtë e themi se nëse kishte ndërmarr ndonjë hap ato nuk guxojnë të dalin në shitje pa dal rezultati i analizave.
Unë si Kryetar i Shoqatës se Shpendarive të Kosovës kam kontaktuar me një veterinar në Maqedoni dhe ai pa ia përmend emrin më ka thënë qe nuk kanë guxuar të importohen ato vezë nga Kosova por kërkon që të qëndroj Anonim për shkaqe sigurie.
Kërkojmë nga ju që të bëhet sa me parë publike kjo info për shkaqe të sigurisë shëndetësore.