Edhe një vdekje nga Covid-19, arrin në 27 numri i viktimave në Kosovë
Në Klinikën Infektive sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë edhe një pacient i prekur me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klinika Infektive përmes një njoftimi për media.
E ndjera ishte e infektuar me COVID-19, por gjithashtu kishte edhe sëmundje tjera.
Ajo është një grua 63 vjeçare nga Dragashi.
“Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me COVID-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë me Koronavirus janë infektuar gjithsej 860 persona, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 533, ndërsa me vdkejen e sotme janë 27 persona që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, shkruan FaktePlus.