Kush është personi që u vra sot në Prishtinë
Një person u vra sot në Prishtinë, respektivisht afër qendrës tregtare QMI.
Si pasojë e plagëve të marra, A.S, ka vdekur.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar për FaktePlus ka treguar se vdekjen e A.S e kanë konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së.
“Sot rreth orës 07:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën Prishtine -Ferizaj. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. A.S, mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka treguar Ahmeti.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për këtë vrasje dhe ka knifskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdorur.
“Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar nje arme qe dyshohet te jete perdorur ne rast”, tregoi Ahmeti për FaktePlus.
Ndërsa, hetuesit policore janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar rrethanat që kanë quar në këtë vrasje.
“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë”, tha Ahmeti.