Gjuajtje me armë në dalje të Prishtinës – një person ka humbur jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në dalje të Prishtinës, respektivisht afër qendrës tregtare QMI.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se atje ka pasur gjuajtje me armë zjarri nga ku ka mbetur së paku një i plagosur.
E si pasojë e plagëve të marra i plagosuri ka vdekur.
Aktualisht me rastin po merren njësitet policore, por deri tani nuk janë dhënë detaje për rastin në fjalë.
FaktePlus do të ju mbaj të informuar…