Adem Jashari i ri mbush 18 vjet
Familja Jashari do të mbetet gjithmonë emblemë e lirisë së Kosovës.
Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga lufta në vend, shqiptarët asnjëherë s’do harrojnë sakrificën e dhënë nga familja Jashari për liri. Edhe pse synimi serbëve ishte t’i shuante si familje, një gjë e tillë nuk u arrit.
Madje sonte janë bërë bashkë nipa e mbesa të shumtë për të treguar edhe njëherë se kjo familje gjithmonë do të jetë në zgjerim e sipër, për t’u kujtuar vlerësuar për sakrificën e dhënë për Kosovën.
Kjo pasi Adem Jashari i Ri sot ka mbushur 18 vjet.
Një urim të veçantë e ka bërë Bekim Jashari i cili shkruan:
Sot mbushi 18 vite Ademi jonë i ri, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari.
18 vite jetë në Kosovën tonë të lirë që gjyshi yt Ademi, babushi Hamëza e të rënët tjerë aq shumë e deshën e për të cilen luftuan e ranë për të mos vdekur kurrë.
I rritur e i edukuar në frymen patriotike e të atdhedashurisë Ademi tani fillon një rrugëtim të ri, atë të përgatitjes së tij profesionale për t’i shërbyer vendit.
Urime ditëlindja Adem, vazhdo të na bësh krenar duke ndjekur rrugën e gjyshit tend, emrin e të cilit e mbanë me krenari.
Uroj që ti dhe bashkëmoshatarët tu të jetësoni amanetin e heronjve tonë, duke punuar në zhvillimin e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.
Gëzuar ditëlindjen Adem Lulzim Jashari!