Ronaldo sërish në qendër të vëmendjes me modelin e flokëve
Cristiano Ronaldo ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale në periudhën e vetizolimit, si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Superylli i Juventusit është ndër njerëzit më të ndjekur në Instagram, me mbi 216 milionë ndjekës, ndërsa kohët e fundit në profilin e tij kanë dominuar imazhet familjare dhe ato nga stërvitjet.
Futbollisti portugez është një fanatik i ushtrimeve dhe nuk heq dorë nga to në çfarëdo situate, ndërsa për t’i motivuar të tjerët publikon fotografi dhe video nga angazhimi i tij.
Portugezi tërhoqi vëmendjen gjatë këtij sezoni me rritjen e flokëve dhe modelin e samurajit.
Ndërsa gjatë qëndrimit në shtëpi, ai ka pasur kohë të bëjë stile të ndryshme me flokët e tij dhe kësaj radhe përsëri ka tërhequr vëmendje.