Kurti: Vendimi i Kushtetueses nuk prejudikon vendimin përfundimtar
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetueselidhur me pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi ndaj mandatarit Avdullah Hoti.
Sipas tij, qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë.
Megjithatë, sipas Kurtit, është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës.
“Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19, njofton Kurti,
Vendimi i plotë i Kushtetueses: Pezullohet dekreti i Thaçit për qeverinë e re, nesër s’ka seancë