Moti në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme
Fusha të paqëndrueshme do të mbesin edhe ditëve në vijim mbi vendin tonë: Të premten pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira, e orëve të pasdites me mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se në fundjavë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të shtrihen në rajon, që ditën e shtunë sjellin mot më të freskët dhe me shi, e orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të shtrëngatave me shi. Temperaturat në rënie.
Cilësia e ajrit do të luhatet kryesisht përreth vlerave të mira, paralajmëron PW.
Parashikimi për periudhën 1 e 2 maj:
1.05.2020 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 21C, e në vise malore 5C deri 14C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 6.
2.05.2020 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me shi. Ditën priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 16C, e vise malore 5C deri 11C. Erë mesatare jugperëndimi 4-9m/s, me hove deri në 11m/s. Indeksi UV: 3.