Aliu i VV-së i reagon Veselit për Thaçin: Serbia s’pati si t’i ndal ata që rrinin “larg vijave të frontit”
Deputeit i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, i cili kishte thënë se presidentin Hashim Thaçi s’ka mundur ta ndalte Serbia e lërë më Xhelal Sveçla.
Aliu ka thënë se Serbia s’ka mundur t’i ndalë shumë shqiptarë, por thotë se disa të tjerë s’ka pasur si t’i ndalë meqë kanë qendruar “larg vijave të frontit”
“Krahasimi i Xhelal Sveçlës, ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, me Serbinë, nga Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, flet shumë për z. Veseli dhe rehabilitimin që Presidenti Thaçi ia kanë bërë Serbisë sistematikisht tash e 20 vjet.
Shumë shqiptarë, Serbia njëmend nuk ka mundur t’i ndali, prandaj jemi çliruar, prandaj janë edhe dëshmorët, ndërsa disa të tjerë nuk ka pasur se si t’i ndal Serbia sepse ia kanë mbajtë skejeve ose rrinin “larg vijave të frontit””, ka shkruar Aliu.
I gjithë ky debat ishte ndezur pas vizitës së Thaçit në Shqipëri. Sipas Xhelal Sveçlës dyshohej se Thaçi e kishte sjellur Pacollin brenda në Kosovë dhe kishte thënë se nëse vërtetohet se kanë pasur kontakt atëherë edhe Thaçi duhet të karantinohet.
Krahasimi i Xhelal Sveçlës, ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, me…
Julkaissut Liburn Aliu Torstaina 30. huhtikuuta 2020