Gashi: I kemi më shumë se 61 vota për formimin e qeverisë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas dekretimit të Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër.
Ai ka bërë të ditur se kërkesa është që seanca të mbahet ditën e shtunë në orën 13:00.
“Do të votohet ditën e shtunë. Është e drejtë e VV-së të ndërmarrë veprimet e veta, ne si LDK kemi bërë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në orën 13:00”, ka thënë ai.
Gashi ka thënë se i kanë më shumë se 61 vota, teksa vetëm kërkesa për seancë ka pasur aq nënshkrime.
“Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë me 61 vota. Ne kemi më shumë. Këndvështrimi jonë është që vendi jonë që të ketë një qeveri sa më shpejtë”, ka thënë Gashi në fund.