Të shtunën në ora 13 seanca parlamentare për qeverinë Hoti
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka njoftuar se e ka nominuar kandidatin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryeministër të Kosovës.
Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se seanca parlamentarë për votimin e Qeverisë së re në krye me Hotin do të mbahet të shtunën (02 maj, 2020) në ora 13:00.
Ndërsa kërkesa e LDK-së në sekretariatin e Kuvendit është bërë sot në ora 15:55.