Thaçi: Askush nuk mund ta mbajë apo uzurpojë pushtetin
Presidenti i vendit, Hashtim Thaçi, ka dekretuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së.
Gjatë konferencës për medie, Thaçi ka bërë të ditur se shumë shpejtë në Kuvendin e Kosovës do të votohet qeveria e re.
“Në ditët në vijim një tjetër qeveri e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës sërish në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me rendin e kushtetutës tonë”, deklaroi Thaçi, raporton lajmi.net.
Ai po ashtu kërkoi nga zyrtarët politik të vendit që të respektojnë kushtetutën dhe rendin demokratik.
“Të gjithë ne si zyrtarë dhe politikanë të Kosovës duhet të respektojmë në tërësi këto procedura, duhet të pajtohemi me faktin se pushteti fitohet dhe humbet me respektim të Kushtetutës. Askush nuk mund të pretendojë se me metoda tjetra krejtësisht jo kushtetuese dhe jo demokratike se mund ta mbaj apo të uzurpojë pushtetin”, theksoi presidenti Thaçi.
Presidenti Thaci ne konference per medai
Presidenti Thaci ne konference per medai
Julkaissut lajmi.net Torstaina 30. huhtikuuta 2020