Reagon presidenti Thaçi: Sveçla le ta merr Kurtin, i pres në shtëpi
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një linje telefonike për “Debat Plus” ka thënë se që nga çlirimi i Kosovës nga Shqipëria në Kosovë ka hyrë në procedurat e njëjta.
“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit lokacioni im, unë jam në shtëpi. U bëj thirrje atyre të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as zotin Pacolli”.
“Për ministrin dhe shefin e tij, dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre u them se lokacioni im është në shtëpi”.
Thaçi thotë se është “shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh” se Pacolli është futur me të në Kosovë.