Kurti pret ambasadorin e Turqisë, flasin për situatën me COVID-19
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takimn ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar me të cilin diskutoi për situatën me menaxhmin e pandemisë.
Për këtë takim, u njoftua përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, teksa thuhet se janë përmedur edhe ndërrimi i bordeve dhe menaxhmenteve të ndërmarrjeve publike.
“Në një takim miqësor, Kryeministri Kurti e njoftoi Ambasadorin Sakar për situatën me menaxhimin e pandemisë së Covid 19 dhe njëherësh e falënderoi për ndihmat që Republika e Turqisë ia ka dhuruar vendit tonë. Ai po ashtu e njoftoi Ambasadorin edhe me ndërrimin e bordeve dhe menaxhmenteve në ndërmarrjet publike, me çka do të parandalohet dëmtimi i mëtutjshëm i ndërmarrjeve më strategjike në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Nga ana e tij, Sakar ka uruar Kurtin për punën e mire, sidomos në menaxhimin e situatës me COVID-19.
Të dy palët u pajtuan për marrëdhënie të mira në mes të dy vendeve dhe partneritet strategjik të përbashkët në investime ekonomike.