“Lautaro dëshiron të luajë me Messin”
Ish-futbollisti argjentinas, Javier Saviola e zbulon dëshiron e yllit të Interit për të luajtur përkrah Leo Messit tek BarçaLautaro Martinez është i vendosur për të luajtur përkrah bashkëkombësit të tij Lionel Messi në Barcelonë.
Për këtë siguron ish-futbollisti argjentinas, Javier Saviola.Ish-futbollisti i Barcelonës e ka paralajmëruar Interin se mund të mbetet pa yllin e tij gjatë verës që vjen.Portali “Goal.com” raporton se gjiganti katalunas e ka bërë Lautaron si prioritet për sezonin tjetër.Kampioni aktual spanjoll e ka bërë gati një kontratë të majme për 22 vjeçarin, i cili në Camp Nou mund t’i marrë 10 milionë euro në vit.
Ndërsa, Barça duhet t’ia paguajë Interit më shumë se 100 milionë euro për përfaqësuesin argjentinas.“Sipas meje, Lautaro mund të shkojë duke ecur me duar në Barcelonë. Ne e dimë se çka do të thotë për të që të luajë përkrah Suarezit, Messit dhe lojtarëve të tjerë të mëdhenj. Natyrisht, nuk është e lehtë të luash përkrah tyre”, ka thënë Saviola.