Zeka: Vitia liroi një ushtar dhe tre policë nga karantina pa ua bërë fare testin për COVID-19
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka publikuar dy dokumnete në profilin e tij të nënshkruara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e përmes të cilave thotë e janë liruara nga karantinimi një ushtar i FSK-së dhe tre policë të Kosovës pa ua bërë fare testin për COVID-19.
Zeka thotë se po të kishte qenë ministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kurti përveç që do ta kishte shkarkuar, edhe do ta kishte burgosur.
Sipas ish-deputetit Zeka, qeverisja aktuale një pjesëtar të sigurisë apo të policisë e vendos mbi deputetin.
“Shikoni kete dokument te nenshkruar nga Ministri Shendetesise Vitia?Ne baze te ketij dokumenti, ama po te ishte minister i LDK-se, Kurti, jo qe e kish shkarkuar, por e kish qu edhe ne burg.Nje Toger i Forcave te Sigurise te Kosoves, dhe tre pjesetar te Policise, jane liruar nga karantina, pa u bere testin per Covid-19. Arrsyetimi: Per aresye profesionale.Ky regjim, nje pjesetar te forcave te sigurise, ose te policise, i vendos mbi deputetin…
Toger: Kujtim Gashi nga FSK, Ardian Miftari polic, Elmi Krasniqi, polic ,Avdi Berisha, polic”, ka shkruar Zeka.
Shikoni kete dokument te nenshkruar nga Ministri Shendetesise Vitia?Ne baze te ketij dokumenti, ama po te ishte…
Julkaissut Milaim Zeka Keskiviikkona 29. huhtikuuta 2020