Zëvendësministrat Gecaj dhe Emini u takuan me udhëheqjen lokale në Lipjanit
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, zëvendësministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini, vizituan komunën e Lipjanit ku u pritën nga kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Lipjan, kapiten Bashkim Bytyqi.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale të menaxhimit të virusit Covid-19, aktiviteteve për përballimin e gjendjes në terren, si dhe për masat e ndërmarra në komunë në parandalimin e përhapjes së virusit.
Gjithashtu në këtë takim u tha se është i nevojshëm edhe një koordinim sa më i madh i të gjithë akterëve dhe krahas aktiviteteve të institucioneve dhe të policisë në nivel lokal, një ndihmesë të madhe po e japin edhe qytetarët të cilët po i zbatojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve të shtetit. Zëvendësministri Gecaj tha se ashtu siç ka vepruar dhe vepron edhe me komunat tjera të vendit, do ta përkrahë në të gjitha mënyrat edhe komunën Lipjanit , me qëllim të tejkalimit sa më shpejtë dhe me më pak pasoja këtë pandemi.