Sulmohet një inspektor në Drenas, reagon Ministria
Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka bërë të ditur se një inspektor është sulmuar sot gjatë kryerjes së detyrës së tij në Komunën e Drenasit.
Nga MEPTINIS kanë bërë të ditur përmes një reagimi se çdo sulm dhe pengesë ndaj zyrtarëve për të kryer punën e tyre, është në kundërshtim me ligjet në Kosovë dhe njëherit kryesi i veprës duhet të ndiqet penalisht për këtë veprim.
“Kjo sjellje është e pa pranueshme dhe i ftojmë organet e drejtësisë që sa më parë të merren me këtë rast”, thuhet në reagim.