Nga 4 maji masa të reja: Hapen lokalet, tregjet, parqet malore….
Ministria e Shëndetësisë përmes një dokumenti, i cili ende nuk është bërë publik, ka prezantuar masat që do të ndërmerren për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, hapjen e shkollave, disa bizneseve dhe shërbimeve publike për qytetarët.
Sipas dokumentit largimi i masave preventive ndaj pandemisë COVID-19, që po aplikohen me vendimin e Qeverisë së Kosovës, parashihet të bëhet në tri faza.
Faza e parë do të fillojë më 4 maj me kthimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve me masa të qarta kufizuese sa i përket distancimit social dhe masave mbrojtëse të nevojshme.
Në këtë fazë është paraparë hapja e tregjeve të gjelbra, dyqaneve zejtare, dyqaneve të vogla tregtare (deri në 200m2) dhe lokaleve ofruese të shërbimeve të ndryshme me kushte dhe rregullativë të paracaktuar qartë për të respektuar distancimin social dhe masat mbrojtëse.
Do të rifillojë punën sektori ndërtimtarisë, duke përcaktuar qartë kushtet që duhet ndërmarrë në respektimin e rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.
“Hapja e salloneve të automjeteve dhe automekanikëve. Hapja e parqeve malore. Përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor me prioritet maturantët. Aktivizimi i transportit urban publik të kontrolluar” thuhet në dokument.
Vitia: Pas 4 majit mund të dyfishohet ora e lëvizjes dhe disa biznese do të fillojnë punën
Faza e dytë do të fillojë me 25 maj pas analizës së situatës epidemiologjike dhe disiplinës së qytetarëve dhe bizneseve dhe të vazhdoj me hapjen e sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë, frizerëve dhe salloneve të bukurisë.
Në këtë fazë është paraparë hapja e studiove të fitnesit, parqeve me lodra për fëmijët, duke përcaktuar qartë për këta sektor masat e nevojshme për implementimin e distancimit social dhe rekomandimeve te ISHPK-së.
Gjithashtu parashihet hapja e të gjitha dyqaneve tregtare (përjashto qendrat e mëdha tregtare), hapja e çerdheve dhe fillimi i mësimit për ciklin e ulët mësimor dhe aktivizimi i transportit publik ndërurban të kontrolluar”, thuhet në dokument.
Ndërsa faza e tretë do të fillojë me 15 qershor pas analizës së situatës epidemiologjike dhe disiplinës së qytetarëve dhe bizneseve dhe të vazhdoj me hapjen e qendrave tregtare.
Gjatë kësaj faze hapja e shkollave për nxënësit e ciklit të mesëm dhe shkollat e mesme. Fillimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore me kufizime të caktuara aty ku mundet të respektohen udhëzimet e IKSHP-së. Hapjen e aeroportit për fluturime në destinacionet e mundshme.
Kurti flet për pandeminë: Ka progres, por nuk bën të relaksohemi