Jashari, Bahtiri dhe Tahiri takojnë drejtorët e Shëndetësisë për të koordinuar veprimet kundër COVID-19
Kryetari i komunë së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sot së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe atë të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë takuar drejtorët e Shëndetësisë nga tri komunat, drejtorët e QKMF-ve dhe drejtorin e Spitalit Rajonal të Mitrovicë, për të koordinuar veprimet e tyre në parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
“Bashkë me kryetarët u shprehëm falënderues ndaj punës së palodhshme të të gjithë atyre që po punojnë në parandalimin e infeksionit dhe menaxhimit efikas të kësaj situate, duke u nisur nga mjekët, infermierët, policët, inspektorët, zjarrëfikësit etj”, tha ai.