Kurti flet për sondazhet, tregon cili është dallimi mes VV-së, LDK-së e PDK-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zhvillimet më të fundit politike, që nga shkaku i prishjes së koalicionit me LDK-në dhe tek përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.
Kurti ka deklaruar se, që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, Vetëvendosje është dyfishuar.
Këtu ai iu referua një sondazhi të fundit.
“Sondazhi i fundit na nxjerr me 50.7% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë”, deklaroi kryeministri në detyrë. “6 muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetori kur doli e para. Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi kreu i VV-së në një intervistë për Euroneës Albania.
Kurti: Qeverisja nuk ishte e lehtë, Kosova vazhdon të jetë një shtet i kapur