Kështu do të jetë moti në Kosovë në dy ditët e fundit të prillit
Dy ditëve të fundit të muajit prill do të mbajë mot i ngrohtë, i ndryshueshëm, me diell dhe me vranësira, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësi për të reshura lokale shiu me bubullimë, teksa shton se temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë.
“Në fundjavë një front i ftohtë nga pjesët qendrore të kontinentit do të kalojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për vranësira me reshje shiu të shoqëruara edhe me bubullima. Temperaturat do të pësojnë rënie edhe nën vlera mesatare”, thekson PW.
Parashikimi për periudhën 29-30 prill:
29.04.2020 – Ngrohtë, vranësira dhe intervale me diell. Rreth viseve malore pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 22C, e në vise malore 5C deri 14C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 6-13m/s, me hove edhe deri në 15m/s. Indeksi UV: 5.
30.04.2020 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën zhvillime të vranësirave lokale. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 21C, e vise malore 3C deri 13C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-11m/s. Indeksi UV: 7.