Ramiz Kelmendi i përgjigjet thirrjes së MAShTI-it, dhuron 460 laptopë për nxënësit
Sot është kërkuar nga Zëvendësministri i Arsimit Jusuf Thaçi që t’u u dalin në ndihmë nxënësve në nevojë me mjete digjitale, në mënyrë që tē kenë mundësi të zhvillojnë mësimin online, kësaj thirrje i është përgjigjur edhe pronari i ELKOS group Ramiz Kelmendi, duke dhuruar 460 laptopë në vlerë 100 mijë euro.
Kelmendi këtë e ka konfirmuar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se shpërndarja e laptopëve do të bëhet në tërë territorin e Republikes së Kosovës.
Shkrimi i plotë i Ramiz Kelmendit:
Thaçi‘Elkos Group – ETC’ i përgjigjet thirrjeve të komunave për mbështetje të nxënësve me nevojën e ndjekjes së mësimeve Online. Ndanë Llap-Top në vlerë mbi 100 mijë euro!
Të dashur miq, sapo firmosa donacionin për ndarjen e 460 Laptopë-ve të rinjë me performancë të mjaftueshme dhe me vlerë financiare mbi 100 mije euro. Shpërndarja do bëhet përmesë Komunave, në tërë territorin e Republikes së Kosovës.
Të nderuar Qytetarë, Grupi ‘Elkos-ETC’, si kompani me renome ndërkombëtare, rajonale dhe vendore u është mirënjohes për kontributin që ju po e bëni drejtpërdrejt duke blerë në objektet tona tregtare dhe me shumicë. Kjo na obligonë që me këto të mira financiare të krijuara, të kontribuojmë tek qytetarët me nevojë, e në veçanti në këtë kohë pandemie e edhe kur është nevoja për gjeneratat pasuese.
Grupi ‘Elkos –ETC’ ka bërë edhe donacione tjera për kohën e pandemisë dhe me këtë rast falënderojë stafin menaxhues punëtorët në industrinë prodhuese, industrinë e shitjes me shumicë dhe pakicë, ata të rrjetit tregtarë dhe industrinë e transportit Ndërkombëtarë dhe Vendorë.
Me kënaqësi;
Ramiz Kelmendi