Kërkesa e Pacollit për ambasadorët rreth ndalimit të tij për aderim në Prishtinë
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar sërish rreth ndalesës së tij për të aderuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” dhe hyrjes së tij në karantinë në Qendrën e Studentëve.
Përmes replikave të tij në Twitter, Pacolli ka pyetur ambasadorët e juaj në Kosovë dhe eurodeputetën gjermane se cili është mendimi i tyre rreth kësaj ndalesë që është duke ju bërë atij.
“Dua të shoh sesa parimorë do të jenë Viola von Cramon, Natalyia Apostolova, Christian Heldt, Philip Konsett rreth pengesave që qeveria u bën atyre që nuk mendojnë si Kurti në Parlament. Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë i heshtur ndaj veprimeve antikonsensuale të Kurtit”, ka shkruar Pacolli.
Po ashtu i pari i AKR-së e ka quajtur edhe gënjeshtare këshilltaren e kryeministrit në largim Albin Kurti, pasi që sic thotë ai nuk janë duke u trajtuar të gjithë personat njësoj rreth gjendjes së pandemisë me COVID-19.
“Gënjeshtër. Ju i trajtoni të gjithë ndryshe. Ndërkombëtarët ndryshe. Serbia ndryshe dhe më pas qytetarët e Kosovës. Sot Mjekët e Vuçiqit hynë në kararantinë. Një këngëtar erdhi por nuk shkoi në karantinë Ndaloni standardet e dyfishta. Një qeveri plot manipulime që nga dita e parë”, ka shkruar Pacolli.
Avioni privat i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, është duke ateruar në Tiranë.
Kështu tregojnë të dhënat e fluturimeve online në internet.
Ai ka leje nga Ministria e Infrastrukturës për të ardhur në Kosovë, por Ministria e Shëndetësisë e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.
Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Pacolli pati mbetur në Zvicër, kësisoj duke mos arritur të kthehet në vend.