Pacolli niset për në Kosovë
Pas polemikave të shumta, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është nisur për në Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga këshilltari i tij Naim Murseli, përmes një postimi në Facebook.
“Pas dramës së krijuar sot, z. Pacolli është rrugës për në Kosovë”, ka shkruar ai.
Pacolli ka leje për t’u ulur nga Ministria e Infrastrukturës në Kosovë, por Ministria e Shëndetësia e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.
Pacolli, i cili është deputet i Kuvendit të Kosovës, po vjen për të marrë pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e re.