Ahmeti: Lajme të mira, vetëm 1 rast pozitiv sot në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se në vatrat e përhepjes së koronavirusit para dy javësh në Prishtinë, vetëm një rast ka dalë pozitiv me covid-19.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.
“Edhe pse shumë teste sot, në Prishtinë vetëm një rast pozitiv e në Kosovë 17. Ne vatrat që janë identifikuar në Prishtinë para dy jave sot kane dal krejt negative. Lajme të mira për krejt Kosovën. #rriNshpi”, shkroi Ahmeti në Facebook.
Në nivel vendi janë 780 raste me koronavirus, 201 janë shëruar dhe 22 kanë humbur jetën.