Komuna e Shtimes jep pajisje teknologjike për fëmijët në nevojë, fton edhe qytetarët të ndihmojnë!
Komuna e Shtimes ka nisur iniciativën për dhurimin e pajisjeve teknologjike të pashfrytëzuara fëmijëve, të cilëve u nevojiten këto pajisje sidomos tash kur mësimi po bëhet online.
Përmes një njoftimi, komuna ka ftuar edhe qytetarët të ndihmojnë.
“Të gjithë ne, kush më pak e kush më shumë, ka mundësi të zgjasë një dorë për të nxjerrur në dritë tjetrin…e sidomos kur bëhet fjalë për femijët që janë në ndërtim e sipër të jetës së tyre. Çdo fëmijë ka ëndrra për të ardhmen, por që ëndërrat e tyre të jetësohen, disa nga ta kanë nevojë për përkrahjen e shoqërisë”, thuhet në njoftim.
“Nga qëllimi më i mirë dhe mendimi që së paku fëmijet të ndjehen të integruar në mënyrë të barabartë, të ndjejnë përkrahjen e shoqërisë edhe në këtë kohe “lufte botërore”, duke u nisur edhe nga drejtorët e zyrtarët komunal, institucionet dhe bizneset e komunës tonë, kërkojmë që të bashkoheni edhe JU në këtë iniciativë solidariteti sepse ështe më e pakta që mund të bëjmë!”, theksohet tuje, përcjell FaktePlus.
Komuna ka bërë të ditur se kryetari Naim Ismajli ka dhuruar një llaptop, kryesuesja Brahaj një tablet kurse nënkryetarja Jakupi një llaptop.