Histori e dhimbshme, nëna Pashkë i vuri flakën vetës tre ditë pasi ia kthyen eshtrat e djemve të saj
Kjo e fundit nga dhembja e madhe që ndjente me humbjen e djemve, në vitin 2003, rrugës për te varrezat, ishte ndalur te shkurret prapa gurit dhe e kishte fshehur një bidon me benzinë.
Pasi që kishte kryer ritualin e vizitës te varrezat e djemve, ajo ia kishte vënë flakën vetes, vetëm tri ditë pasi ia kthyen në Kosovë eshtrat e djemve të saj.
Dy djemtë e Pashkës u vranë nga forcat serbe në Masakrën e Mejës, sot 21 vite më parë.
Trupat e tyre u gjetën në varrezat masive të fshehta në Batajnicë dhe sot prehen në varrezat e Mejës.
Kujtojmë se sot të gjithë liderët e vendit përkujtuan Masakrën e Mejës, ku thanë se nuk do të ketë amnistri për kriminelët.