Kosova dy minuta errësirë për të pagjeturit
Qytetarët e Kosovës i kanë fikur dritat për dy minuta në ora 21:00, kjo si shenjë solidariteti për personat e pagjetur.
Kësaj nisme e cila është bërë me rastin e 27 prillit Ditës së të Pagjeturve, i është bashkuar edhe i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Edhe ne ju bashkangjitëm fikjes së dritave për të shënuar ditën kombëtare të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Përmes kësaj nisme qytetarët për dy minuta kanë bashkëndjerë dhimbjen me familjarët e atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre.