Koci u bën thirrje mediave të mos publikojnë vetëm lajme për politikë
Avokati kosovar Arianit Koci, po iu bën thirrje mediave që të mos publikojnë vetëm lajme për politikë. në një postim në Facebook, Koci shkruan se poubliku është duke konsumuar helm nga politikanët të cilët mendojnë vetëm për vota
Koci ka shkruar se më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet, qetrësi, shkencë e zbavitje.
“Insistimi i im që në Tv-të tona të ketë sa më shumë programe kulturore, shkencore, zbavitëses dhe informata për pandeminë, është edhe për shkak se me trajtimin e temave politike; debate të pafundme në prime time – thuaja çdo natë, po tensionohet popullata, edhe ashtu e irrituar shumë. Me një fjalë, publiku është duke konsumuar helm nga politikanët pa dallim të cilët mendojnë VEÇ për VOTA”, ka shkruar Koci në Facebook.
Ai tutje thotë se mediat duhet të mendojnë për përmbajtje që ndihmojnë shëndetin mental të banorëve të Kosovës.
“Definitivisht, me debate dhe statuse në FB, vetëm po polarizohet shoqëria. Tani me tepër së kurrë kemi nevojë për kohezion shoqëror, unitet dhe qetësi. Kemi nevojë për edukim, kulturë, shkencë dhe zbavitje! Mediat duhet të mos garojnë vetëm për klikime, për rekorde, për shikues që s’kanë dëgjuar kurrë për gjuhën shqipe, por të mendojnë për përmbajtje që ndihmojnë shëndetin mental të banorëve të Republikës”, ka shkruar Koci.