Anulohet konferenca e paralajmëruar nga Kurti e Hajdari, këto janë arsyet
Konferenca e paraparë të mbahët për në orën 17:00 nga kryeministri i shkarkuar Albin Kurti dhe ministrja në detyrë Rozeta Hajdari, është anuluar.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media,.
Në njoftim thuhet se arsyeja e anulimit është moti i papërshtatshëm.
Njoftimi i plotë:
Arsyeja e anulimit të saj është moti i papërshtatshëm, i cili e pamundëson mbajtjen e kësaj konference për medie në ambient të hapur, sikurse edhe ka qenë praktika kohëve të fundit. Në të njëjtën kohë, bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe në përputhje me masat që Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ne kemi vendosur që të shmangim organizimin e konferencave për medie në hapësira të mbyllura.
Kryeministri në detyrë Kurti dhe Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj. Rozeta Hajdari do t’ju adresohen me një video-incizim të cilin do ta ndajmë me ju posa të jetë gati.
Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.