Selmanaj: Vonë Albin, këshilltarin e preferuar është dashur ta shkarkoni menjëherë pas intervistës
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka reaguar pas shkarkimit të këshilltarit të kryeministrit, Shkëlzen Gashi. Ai ka thënë se vendimi i Kurtit për shkarkimin e tij ka ardhur me vonesë dhe si pasojë e presionit publik.
Selmanaj ka thënë se Gashi ishte këshilltari i preferuar i Albin Kurtit.
“Vonë, Albin! Vonë, shumë vonë, pasi që lajmi mori dhénë, ju u zgjuat! Pas një reagimi të fuqishëm të qytetarëve dhe, madje, edhe pas deklaratave të Beogradit zyrtar, ju u detyruat nga presioni publik ta lironi nga detyra këshilltarin tuaj shumë të dashur e të preferuar! Ja sa shumë e vlerësoni dhe sa shumë ju dhimbset pse po detyroheni ta lironi nga detyra këshilltarin tuaj të dashur!!! “E falënderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, kështu kishte deklaruar kryeministri në detyrë! Falënderime e vlerësime, e madje tregoi se si kishte mësuar nga këshilltari Shkëlzen Gashi…. “nga kjo vështirësi kam mësuar”…, pastaj edhe lirimi nga detyra, çfarë hipokrizie”.
Ai shtoi se një kryeministër i përgjegjshëm nuk do të mbante asnjëherë këshilltarë si Shkëlzen Gashi në kabinetin e tij. Selmanaj ka thënë se Gashi që prej vitesh e përkrah raportin e Dick Martyt për UÇK-në.
Selmanaj theksoi se Gashi është dashur të shkarkohet menjëherë pas intervistës së dhënë.
“E para, Një kryeministër i përgjegjshëm nuk mban në kabinetin e tij njerëz si ky Shkëlzeni që këto “ide” i ka promovuar edhe më herët për të cilat, nuk besoj që ju nuk e keni ditur!!! Mjafton për ta lexuar shkrimin e tij “Apo shpif Dick Marty?”, të cilin e ka të publikuar nga janari i 2011-tës. Dhe këtë e quan mendim kritik? T’ia mbashë anën agresorit dhe të akuzosh viktimën, ky qenka mendim kritik? Të mbrosh interesat shoveniste serbe, e të akuzosh, pa fakte, ata që mbrojtën familjen, shtëpinë, ky qenka mendim kritik?!! E dyta, Menjëherë pas përfundimit të intervistës ështe dashur me telefon ta shkarkoni dhe të distancoheni publikisht ndaj deklaratave te tij që ishin të njëjta me gjuhën dhe mentalitetin e regjimit fashisht të Serbisë së Millosheviçit! Ky shpërthim i Shkëlzen Gashit, nuk ishte rastësi e as i papritur! Vonë, Albin!”.
Vonë, Albin! Vonë, shumë vonë, pasi që lajmi mori dhénë, ju u zgjuat! Pas një reagimi të fuqishëm të qytetarëve dhe,…
Julkaissut Rasim Selmanaj Sunnuntaina 26. huhtikuuta 2020