Këmbësori goditet nga vetura në Skenderaj, vozitësi ikë nga vendi i ngjarjes
Një person ka mbetur i lënduar pasi u godit nga një veturë në Skenderaj.
I dyshuari pasi ka goditur viktimën, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Raportohet se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.
“I lënduari pas trajtimit mjekësorë është liruar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës