Kina refuzon thirrjet për një hetim ndërkombëtar për origjinën e virusit
Kina ka refuzuar thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar për gjetjen e origjinës së koronavirusit të ri që iu ka marrë jetën mijëra personave në të gjithë botën.
Një zyrtar i lartë kinez në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi se kërkesa të tilla janë të motivuara politikisht dhe mund të tërheqin vëmendjen e Kinës për të luftuar pandeminë.Informacioni rreth origjinës së Covid-19 dhe mënyrës se si ai u përhap në fillim mund të ndihmojë vendet për të përballuar përhapjen e sëmundjes.
Virusi mendohet të këtë shpërthyer nga një treg ku tregtoheshin kafshë të egra në qytetin e Wuhan, shkruan a2news. Ndërkohë që në një raport të Bashkimit Europian akuzohet Kina për përhapje të dezinformimit rreth krizës që po shkakton koronavirusi.
Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka sulmuar disa herë Kinën për mënyrën se si e ka përballuar pandeminë, ndërsa shteti i Missourit pritet të ngrejë një padi ndaj qeverisë kineze, të cilën e akuzon se nuk ka bërë aq sa duhet për të mos lejuar virusin të përhapet.