Britania e Madhe shënon 20319 viktima nga koronavirusi
Janë publikuar të dhënat më të reja të rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe.
Sipas përditësimeve të të dhënave, Britania e Madhe ka shënuar 20319 viktima.
813 persona të tjerë kanë ndërruar jetë në spitalet e Britanisë së Madhe, pasi kishin rezultuar pozitivë në koronavirus.
Nga ana tjetër, Britania njoftoi se ka kryer provën e parë tek njeriu të një vaksine që lufton koronavirusin. Kjo provë ngjall shpresa të reja ndërsa një provë në Kinë me një ilaç antiviral rezultoi të ishte e paefektshme tek pacientët me koronavirus. Prova klinike me ilaçin Remdesivir zhvilluar nga “Gilead Sciences” me seli në Kaliforni, nuk dëshmoi gjithashtu ndonjë përfitim për pacientët me COVID-19 si dhe nuk arriti të zvogëlojë praninë e virusit në gjakun e tyre.