Bie numri i të infektuarve nga Coronavirusi në Gjermani, banorëve iu kërkohet kujdes kur shkojnë në tregjet e sapo hapura
Shifrat e përhapjes së coronavirusit në Gjermani janë më mirë për ditën e dytë me rradhë, pasi ka rënë numri i të vdekurve dhe të infektuarve.
Gjatë ditës së sotme, janë raportuar 2,055 raste të reja, që e ngrejnë në 155 mijë numrin e përgjithshëm të personave të sëmurë, derisa vdiqën 179, duke bërë që të jenë në përgjithësi 5,500 viktima, transmeton Telegrafi.
Megjithëse shifrat nuk janë aq të mëdha, Gjermania është shteti i katër më i goditur në botë nga pandemia, pas Shteteve të Bashkuara, Spanjës dhe Italisë.Duke parë se situata po përmirësohet, Gjermania ka lejuar të hapen tregjet dhe transportet publike, derisa iu kërkua banorëve që të mbajnë distancën sociale, ndërsa kanë të vendosura maska dhe doreza.
Por, banorët kanë nisur menjëherë t’i mbushin tregjet, në masë të madhe, duke bërë që të ketë rrezik për një valë të re të pandemisë.Kancelarja Angela Merkel ka bërë të ditur, se jeta pas coronavirusit më nuk do të jetë e njëjtë, derisa iu kërkoi të gjithëve të bëjnë kujdes, megjithëse masat janë zbutur.