Isufi ia numëron dështimet Kurtit: Kjo është tepër, kthjellu
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend.Deklarata e djeshme e Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta.
Sipas Isufit, ky është skandali i radhës në vargun e skandaleve të qeverisë Kurti.Isufi në postimin e tij i ka numëruar edhe skandalet tjera të mëdha, të ndodhura brenda vetëm 50 ditësh.Lexoni postimin e Isufit:Kur të vërtetën dhe të drejtën ia dedikon vetëm vetvetes.
Kur kundërshtarin politik e kthen në armik e armiku të kthehet në humanitar.Kur i kthen tregun armikut që me paratë tua të blejë armë për të të vrarë.Kur i ofron armikut korridor për të dalë në detin Adriatik.Kur i frynë zjarrit për luftë vëllavrasëse.Kur mbledh rreth vetes llumin që godet embrionin e lirisë së popullit e atdheut.Kur do të mbahesh mend vetëm për shkarkim-ngarkim.Tepër 50 ditë.
Kthjellu!