Zeka: Familjari i Fitore Pacollit, emërohet si ushtrues detyre i kryeshefit të KEK-ut
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkarkuar drejtorin KEK-ut, Nijazi Thaçin, e kjo ka ngjallur reagime të shumta.Kurti shkarkimin e Nijazi Thaçit e bëri duke e zëvendësuar me Luigj Imerin.
Luigj Imeri është djali i hallës së Ilir Dalmit, burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.Ish-deputeti Milaim Zeka, këtë veprim të Kurtit e ka quajtur si nepotizëm dhe veprim që ka bërë edhe në të kaluarën Vetëvendosja.Zeka ka shkruar se Nijazi Thaçi ishte një student i shkëlqyer në Universitetin e Tiranës dhe për këto vite solli shumë fitim KEK-ut me miliona euro.
Ai ka kritikuar edhe sindikatat e KEK-ut që nuk kanë reaguar ndaj këtij shkarkimi të Kurtit i cili ka ndodhur pa arsyeje.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje nga Milaim Zeka:
Luigj Ymeri, UD ne KEK, eshte djali i hallles se burrit te Fitore PacollitGlauk Konjufca sante u mundu me genjy ne RTV Dukagjini dhe u nxu ne rren per Njazi Thaçin, se si duket tash e ka kuptu se ai as nuk ka qene kurr ne jete politik as nuk ka asnje veprimtari politike. Njazi Thaçi ka qene student i shkelqyeshen ne Universitetin e Tiranes, dhe ushtar u UÇK-se.Ne pyetjen e panelit se pse nje Minister i Puneve te Jashtme me deklaru qe keni me ja shkaterru karrieren politike Njazi Thaçit, ministri u pergjigj: -Jo nuk kam thene ashtu. Une kam thene jeten publike, tha ai, pa u skuqur ne ftyre.Ministri Konjufca harroi qe u deshen vetem dy minuta me ja shfaqe ne ekran deklaraten, edhe prap thoshte “jo nuk kam thene ashtu”!!!Tash tjeter, u shkakru njazi thaci nga bordi qe u emru 24 ore me heret.
A e dini cka shkrun ne vendim; i nderprehet Kontrata e punes. Skandal, amaterizem dhe e turpshme, sepse Bordi nuk mund te nderpres kontraten nje punetori te zgjedhur me konkurs. Mund ta shkarkoj nga pozita por jo t’i nderpres kontraten. Kurr ne histori te KEK-ut nuk ka ndodh keshtu. Jane shkarkuar shume por ata e kane te garantuar kontrate vendin e punes sepse jane te punesuar me konkurs jo te emruar.Hajde tash ju tregoj une kane e kane emru ushtrues detyre. Luigj Imerin, qe eshte qe disa vite drejtor i Termocentralit Kosova B.
Qe pse e kane emru u/d drejtor te KEK-ut, sepse e ka nje lidhje direkte me VV.Burri i Fitore Pacollit, deputetes se VV-se eshte Ilir Dalimi, menagjer ne KEK. E ketu eshte lidhja e Luigj Imerit sepse eshte djali i halles se burrit te deputetes Pacolli. A po e kuptoni. Dmth ka pas nepotizem edhe nga VV edhe ne te kaluaren edhe tash.Tjetra, ky Njazi Thaci qe une po e ngriti zanin me mbrojte, asnje here, kurr nuk i ka ndeshku as largu prej pune as nuk ka marr masa ndaj tyre pse jane familjare te VV-se. Nuk ka marr masa as ndaj Taulantit, vllaut te kryeministrit Albin Kurti. Edhe jane me dhjetera te tille ne KEK familjare te njerezve politik, jo vetem te VV por edhte te AAK edhe te PDK edhe te LDK-se.Por Njazi Thaci ka qene profesionist dhe nuk ka leju kurr me u politizu.
Kurr nuk ka pranu me i djege ata djem e qika e me i nxjerr ne publik mi shajt e mi fy vetem pse jane familjare te njerezve te politikes.Qysh shkarkohet nje profesionist qe ne te gjitha raportet e performances te auditoreve te jashtem e te brendeshme tregojne se eshte ndermarrja e vetme e sukseshme ne Kosove. 2017, 18 milione euro fitim e rreth 30 a 40 milione euro ne buxhetin e shtetit. 2018, 20 milione euro fitim plus 30 a 40 milion eeuro fitim. 2019, 23 milion euro fitim e po ashtu 30 a 40 milione euro ne buxhetin e shtetit. 400 punetor ne pune, asnje rritje te punesimeve asnje skandal as aktakuze as pakenaqesi. E vetmja ndermarrje publike e private qe respektohet kontrata kolektive, qe nuk i kane as ministrite as policia. Punetoret i kane sigurimet shendetesore, kontrollat sistematike, shujten, transportin dhe pagat juebilare.
Çfare lesh sindikatash ka ne KEK e ne Kosove, qe nuk ngriten me mbrojte nje njeri kur i behet padrejtesi?!Nje shoqeri krejt Kosova duhet mu qu ne kam kur i bahet padrejtesi nje menaxheri te tille. Nuk ka lidhje pse e ka kusheri te larget Hashim Thacin. Sepse me kete standard te VV neser dikush ka me gjyku edhe vllaun e albinit edhe burrin e Fitore Pacollit edhe krejt ata tjeret qe une spo du me ja permend emrin.