Ronaldo s’e ka ndërmend të lëvizë, pavarësisht krizës për shkak të Coronavirusit
Cristiano Ronaldo do ta veshë fanellën e Juventusit edhe për të paktën dy vite.Ai iu bashkua Zonjës së Vjetër nga Real Madridi verën e vitit 2018 dhe nënshkroi kontratë katër vjeçare.
Pavarësisht se lidhet me Paris Saint-Germain, Tuttosport siguron se portugezi ka për qëllim që të respektojë kontratën dhe të qëndrojë në Torino deri më 2022.35 vjeçari po i kalon këto ditë krize për shkak të COVID-19 në Madeira bashkë me të dashurën dhe fëmijët.
Ai ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 32 paraqitje për Zonjën e Vjetër para se sezoni të ndërpritet.