Veseli blen pitalka të nxehta, thotë se janë ushqimet e tij të preferuara
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pak para iftarit në ditën e parë të Ramazanit, ka vizituar njërën prej furrave në kryeqytet, ku edhe ka blerë pitalka.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Veseli, ka shkruar se pitalkat e nxehta janë për të ushqim i preferuar për ta çelur iftarin.
Postimi i tij i plotë:
Pitalkat e nxehta e të shijshme, janë për mua ushqimet e preferuarat për të çelur iftarin. Me siguri edhe për shumë nga ju.
Agjërim të lehtë e të pranuar për gjithë agjëruesit e ramazanit. Zoti jua pranoftë lutjet dhe adhurimin në këto ditë të shenjta dhe ju dhëntë shëndet, paqe e lumturi!