Dy gra me Coronavirus pritet të lindin së shpejti në Gjinekologji
8 punëtorë shëndetësorë të Spitalit rajonal të Prizrenit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.Mosidentifikimi i burimit të infeksionit ka bërë që Instituti i Shëndetit Publike të nisë gjurmimin e kontakteve të tyre, duke marrë 53 mostra për testim, në mesin e tyre pacientë dhe staf shëndetësor i Spitalit të Prizrenit, raporton KOHA.
Në Klinikën Infektive 48 pacientë po vazhdojnë të trajtohen, ku 8 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje më të rëndë shëndetësore.Numri i rasteve të konfirmuara ditëve të fundit, sipas infektologëve, tregon se Kosova ende nuk e ka kaluar fazën kritike.Në Kosovë deri më tani 6 shtatzëna janë konfirmuar me COVID-19. Njëra prej tyre, në javën e 35-të, gjendet në Klinikën Infektive.
Brenda disa javësh, Klinika e Gjinekologjisë pritet të kryejë dy lindje të shtatzënave me koronavirus.Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, thotë se ende nuk është vërtetuar se virusi transmetohet te fetusi, duke shtuar se kanë përgatitur repart të veçantë për t’i kryer këto lindje.Në testimet e fundit, një fëmijë 2-vjeçar ka rezultuar pozitiv me COVID-19.Zyrtarët në Istog kanë thënë se prindërit e fëmijës gjithashtu janë të prekur dhe dyshohet se ata u infektuan gjatë një varrimi dhe të pame që kishte ndodhur në Pejë.Deri më tani, në Kosovë me koronavirus janë të infektuar mbi 670 persona dhe mbi 160 janë të shëruar.