Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë tre marrëveshje
Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Evropë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se janë nënshkruar tre marrëveshje në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Me Ministrin e Integrimit Evropian, z. Blerim Reka, kemi mbyllur marrëveshjen për të shkëmbyer “përvojat dhe ekspertizën në çështje të organizimit të strukturave përgjegjëse për integrim, procesit të përafrimit të legjislacionit dhe bashkëpunim më të përgjithshëm politik në kuadër të synimit për anëtarësim në BE. Tani e tutje, dy Ministritë çdo vit do të organizojnë edhe konferencën e përbashkët për diskutim e shtjellim të shumë çështjeve që lidhen me integrimin evropian”, është shprehur Cakaj.
“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, ndërkaq, kemi mbyllur marrëveshjen për fuqizimin e diplomacisë publike, mes të tjerash, duke unifikuar plotësisht kalendarin e aktiviteteve kulturore she përcaktuar një plan konkret për promovimin e imazhit dhe prodhimeve të dy vendeve. Gjithsesi, shumë me rëndësi mbetet marrëveshja për një varg angazhimesh në fushën e politikës së jashtme që, gjithashtu, përfshinë edhe krijimin e një skuadre me përfaqësues specialë për mbrojtjen e lartësimin e interesave të dy vendeve”.